Sport

Liverpool u shpartallua, por Mohamed Salah vendosi 2 rekorde ndaj Real Madridit

Shënuesi i golit të dytë të Liverpool kundër Real Madrid të martën, Mohamed Salah vendosi dy rekorde personalë.

22 Shkurt 2023, 17:52 Nga DOSJA

Liverpool u shpartallua, por Mohamed Salah vendosi 2 rekorde ndaj Real Madridit

ANGLI - Autori i golit të dytë të Liverpoolit (2-5) të martën kundër Real Madridit, në fazën eliminatore të Champions League, egjiptiani Mohamed Salah përmirësoi dy rekorde personalë.

Sulmuesi, me 42 gola u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpoolit në Kupën Europiane, duke kaluar legjendën Steven Gerrard, që kishte shënuar 41 gola.

Salah, gjithashtu shënoi golin e tij të 44-të në Champions League, duke u bërë shënuesi më i mirë i Afrikës në këtë kompeticion europian, duke arritur Didier Drogba.

Liverpool u shpartallua, por Mohamed Salah vendosi 2 rekorde ndaj Real Madridit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll