Sport

Boksieri Jon Jones ndjek me një armë në dorë një hajdut...

Ylli i MMA-së, Jon Jones, i cili do të përballet me Ciryl Gane në UFC 285 më 4 mars në Las Vegas, ka postuar një video pak kohë më pare, në të cilën shihet duke ndjekur, me pushkë në dorë, një person që po përpiqej të vidhte një prej tij makinave të tij.

22 Shkurt 2023, 18:14 Nga DOSJA

Boksieri Jon Jones ndjek me një armë në dorë një

SHBA - Ndërsa ai do të bëjë rikthimin e tij në tetëkëndësh, pas një pauze tre vjeçare, Jon Jones, kundërshtar i Cyryl Gane në UFC 285, me kthesa të habitshme, së fundmi ka patur një vizitë nga një hajdut. Ai padyshim e ka parë atë përmes kamerave të tij dhe e ka ndjekur me armë gjahu në dorë...

Një skenë që shihet falë regjistrimit që Jones ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram. Në të, një grabitës shihet duke qarkulluar rreth makinave të tij të shumta përpara se luftëtari MMA të hapë derën e garazhit dhe ta ndiqte atë me armë në dorë.

“Përfundova duke goditur xhamin e shoferit të këtij djali me qytën e armës sime mbrëmë”,- shkroi Jon Jones, i cili nuk ka luftuar që nga shkurti i kaluar. - Herën tjetër që përpiqeni të grabisni dikë, sigurohuni që të jeni mjaftueshëm të shpejtë për të ikur. Ai është me fat që unë jam mjaft i zgjuar për të mos qëlluar një njeri, ndërsa ai është duke vjedhur. Njerëz, e di që kohët po bëhen të vështira, por jeta juaj nuk vlen për disa pasuri materiale. Çfarë mendoni për këtë video, çfarë do të kishit bërë ndryshe?

Kujtojmë se Jon Jones dhe Ciryl Gane do të përballen më 4 mars në Las Vegas, për titullin e kampionëve të peshave të rënda të organizatës amerikane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bony (@jonnybones)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll