Sport

Julian Nagelsmann shmang pezullimin, por jo gjobën me 50 mijë euro…

Pas humbjes së Mynihut në Mönchengladbach të shtunën (2-3) në Bundesligë, trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, kritikoi ashpër arbitrin e takimit. Ai u gjobit për komentet e tij, por iu shmang pezullimit.

22 Shkurt 2023, 17:36 Nga DOSJA

GJERMANI - Asnjë pezullim për Julian Nagelsmann. Pas kritikave të tij të forta ndaj arbitrave pas humbjes së Bayern në Mönchengladbach të shtunën (2-3), trajneri i bavarezëve shmangu pezullimin për incidentin në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve, por megjithatë mori një gjobë të rëndë prej 50 000 euro. Tekniku kishte kritikuar, veçanërishtv kryesorin Tobias Welz për kartonin e kuq të dhënë Dayot Upamecano që në minutën e 9-të e lojës.

Federata gjermane i pranoi faljet e publikuara nga Nagelsmann në rrjetet sociale po atë mbrëmje, i penduar për komentet e tij të nxehta. “Emocionet i përkasin sportit. Por unë duhet të kërkoj falje për zgjedhjen e fjalëve të mia kundër ekipit (arbitri) që rrethon Tobias Welz”,- tha trajneri bavarez.

Julian Nagelsmann shmang pezullimin, por jo gjobën me 50 mijë

Nagelsmann tani do të jetë në gjendje të përqendrohet për ndeshjet e ardhshme të Bayernit: pritja e Union Berlin të dielën (17:30) për ditën e 22-të të Bundesligës, udhëtimin në Shtutgart pas dhjetë ditësh, më pas pritja e PSG në fazën eliminatore të Champions League rikthehet pas dy javësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll