Politike

PD-ja bën kërkesën për ndryshime në rendin e ditës në seancë plenare: Të zhvillohet debati për McGonigal

Opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e nesërme plenare duke kwrkuar qw në pikën e parë të rendit të diskutohet pikërisht çështja e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal. 

22 Shkurt 2023, 23:55 Nga F.M
PD-ja bën kërkesën për ndryshime në rendin e ditës
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike kërkon që në seancën e nesërme plenare të zhvillohet debati për çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e nesërme plenare duke kwrkuar qw në pikën e parë të rendit të diskutohet pikërisht çështja e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal. 

Më 2 mars pritet të mbahet mocion-debati me kryeministrin Edi Rama, por që Opozita nuk do të jetë e plotë. Kjo pasi gjashtë deputetë të tjerë janë përjashtuar dhe për 10 ditë nuk mund të jenë të pranishëm në seancat plenare. Bëhet fjalë për deputetët: Edmond Spaho; Elda Hoti; Sorina Koti; Oerd Bylykbashi; Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli. Më herët janë përjashtuar edhe de[utetë të tjerë, por deri më 2 mars, do tu ketë skaduar afati. 

partia demokratike

Sondazh

Poll