Politike

VËZHGIMI/ Ku ishte Edi Rama në Konferencën e Mynih?

Kur të gjithë prisnin që Edi Rama të bënte lëvizjen që do ti jepte frymëmarrjen përpara opozitës me pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut, e kundërta ndodhi.

22 Shkurt 2023, 20:30 Nga Fjola Graçi
VËZHGIMI/ Ku ishte Edi Rama në Konferencën e Mynih?
Foto Ilustruese, Rama në Japoni

Marrja pjesë e kryeministrit në konferencat e zhvilluara në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Emiratet e Bashkuara janë shoqëruar me bujë. Vëmendje. Shfaqje. Takimet e zhvilluara, shtrëngimet e duarve të tij me elitën e vendit pritës dhe të atyre pjesëmarrësh kanë qenë gjithmonë kryefjalë e kronikave politike në mediat në Shqipëri, por në Mynih ‘pllakosi’ heshtja.

Konferenca e parë pas ‘plasjes’ së skandalit të Charles McGonigal e bashkoi Ramën në Gjermani me një sërë zyrtarësh të lartë europianë, por mikpritja duket se nuk ka qenë e njëjtë me ato të shkuarat.

Kjo shihet edhe në fotoalbumin e Kryeministrit. Fotot që publikoi Rama ishin të pakta.

A lidhet kjo mungesë takimesh me dosjen McGonigal? Këtë nuk dimë ta themi, por teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pozoi krah kancelarit gjerman Olaf Scholz, Edi Rama postoi me Komisionerin Frans Timmermans.

Kur Aleksandër Vuçiç takoi Presidentin Emmanuel Macron dhe sekretarin Anthony Blinken, Edi Rama postoi me sipërmarrësin Patrick Poyanne, të cilin e quan "bos".

Kërkuam, pamë, gjetëm vetëm takimin me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Mbushjen e zbraztisë, kryeministri e kaloi me djalin e filantropit, Xhorxh Soros, Aleks Soros, por ky takim nuk është pjesë e Konferencës së Mynihut.

Dielli gjerman nuk u pa, as fotot dhe as tejmbulimi mediatik që e shoqëron kryeministrin kudo. Ndryshe nga samitet e shkuara kur Rama sigurohej që në çdo pritje, lajmi të ishte ai, kësaj here, gjithçka kaloi pa zë. Takimet e niveleve të larta u lanë vendin pritjeve të përgjithshme, nga ku Kryeministri nuk komunikoi dot asnjë lajm apo marrëveshje me rëndësi për qytetarët shqiptarë.  Ose dhe nëse pati, çudia ishte që këto takime nuk u pasqyruan askund. A ka ndikuar në humorin e liderëve evropianë çështja McGonigal dhe përfshirja e oligarkut rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar edhe nga BE, si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Rusisë? Konfirmimi ose jo është tashmë  vetëm çështje kohe, por kurrë deri më sot, nuk e kemi parë kryeministrin tonë më vetëm se kaq./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll