Aktualitet

“Më le me një unazë dhe një ‘të dua’”/ E vranë me plumb në kokë, rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit që u ekzekutua në Greqi

Vajza tregon më tej se bashkë kishin folur për herë të fundit ditën e premte, pasi ishin zënë, një natë më parë, ajo thotë se Jani kishte shkuar i vetëm në një klub nate për të pirë një gotë pasi ishte mërzitur, por aty, një plumb 'qorr' i mori jetën.

22 Shkurt 2023, 18:46 Nga F.M
“Më le me një unazë dhe një ‘të
Julian Kosova dhe e dashura

GREQI- Partnerja e 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama alias Julian Kosova, i cili  u vra me plumb në kokë në Mikonos ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e rëndë. Në një rrëfim për emisionin “Tlive”, ajo tregon me lot në sy se rrëfen se ka qenë një telefonatë që i ka bërë me dije se i kishin vrarë njeriun e zemrës, por që ajo fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka.

Vajza tregon më tej se bashkë kishin folur për herë të fundit ditën e premte, pasi ishin zënë, një natë më parë, ajo thotë se Jani kishte shkuar i vetëm në një klub nate për të pirë një gotë pasi ishte mërzitur, por aty një plumb i mori jetën.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

Ai kishte zemër si një bebe, ishte ‘bebi im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka. Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.  Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr me tyre, për arsye banale. Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka. Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!

Shqiptari u vra nga një grek pas një sherri që patën për një vajzë në Mykonos. Siç u raportua në media, Kosova kishte ngacmuar një vajzë, me të cilën kishte pasur lidhje dy vite më parë dhe mes tyre kiushte ndërhyri 33-vjeçari grek Athanasios Nazos. Por, ndërhyrja nuk zgjidhi asgjë. Shqiptari e qëlloi grekun me shuplakë dhe ky i fundit mori armën dhe e vrau. 

julian kosova visar dakrama

Sondazh

Poll