1 vit pas 'vizitës' në SPAK! Artan Hoxha nxjerr procesverbalin: Dorëzova USB-në me thuajse dy orë material (Kush u intervistua)
Artan Hoxha TIRANË- Një vit pasi përfundoi në dyert e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t&eu...
Ujërat blu të lumit Vjosa rrjedhin lirshem dhe pa asnje pengese nga burimi në Greqi e deri sa derdhen në detin Adriatik.
TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur të përgatisë dosjen e kandidaturës për të regjistruar lumin e Vjoses, i cili konsiderohet si lumi i fundit ende i egër në Evropë, si Rezervat Biosferik i UNESCO-s, me qellim mbrojtjen e qëndrueshme te biosferes se këtij thesari të jashtëzakonshëm kombëtar. Njoftimi u bë nga Ministrja Kumbaro gjatë një vizite qe zhvilloi në Shqiperi javen e kaluar Drejtoresha e Pergjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.
Ujërat blu të lumit Vjosa rrjedhin lirshem dhe pa asnje pengese nga burimi në Greqi e deri sa derdhen në detin Adriatik. Pellgu i lumit Vjosa është habitat per gati 1,100 lloje kafshësh dhe bimësh, përfshi 13 specie shtazore dhe 2 specie bimore të kërcënuara në mbarë globin.
C’jane rezervatet biosferike të UNESCO-s?
Ne kuader te Programit nderkombetar te UNESCO-s « Njeriu dhe Biosfera », Rezervatet e biosferës promovojne zgjidhje te ekuilibruara ku mbrojtja e biodiversitetit nderthuret me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrale. Pra Rezervatet e biosferës jane konceptuar edhe si hapesira eksperimentimi për nje zhvillim të qëndrueshëm në kontekste të ndryshme ekologjike, sociale dhe ekonomike, duke prekur jetën e më shumë se 250 milionë njerëzve ne botë. Roli i tyre është i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore, por edhe për zhvillimin e qëndrueshem dhe ndërtimin e sinergjisë ndërmjet mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.
Aktualisht UNESCO ka 738 Rezervate të Biosferës në 134 vende që i përkasin “Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës”. Rezervatet e reja përcaktohen dhe zgjidhen çdo vit nga Këshilli Koordinues i Programit Ndërkombëtar (International Program Coordinating Council - IPCC), organ i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur nga 34 shtete anëtare të UNESCO-s. Vlen të theksohet se Shqipëria ka regjistruar ndërkaq në 2014 Zonen e liqeneve te Ohrit dhe te Prespes si “Rezervat biosferik ndërkufitar” te UNESCO-s, se bashku me Maqedonine e Veriut. Kjo zone ka biodiversitet tejet te pasur, me ekosistem unik ku jetojne specie te rralla dhe te rrezikuara ne nivel global.
Vajza e Ismail Kadare, Besiana Kadare thotë se është e lumtur dhe entuziaste për këtë lajm.
Duke u mbështetur edhe në ekspertizën dhe mbështetjen që do të na ofrojë UNESCO dhe programi MAB në mbrojtjen e ekosistemit të lumit të Vjoses dhe përdorimin e qëndrueshem të burimeve të tij natyrore, menaxhimi i pellgut te Vjoses mund të bëhet një histori suksesi dhe best practice në gjithë Evropen, dhe pse jo, ndoshta në mbarë botën!
Artan Hoxha TIRANË- Një vit pasi përfundoi në dyert e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shë...
Shaban Murati PRISHTINË- Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka ripërsëritur kërkesën e tij që Shqipëria të shpall&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet të ushqimeve e shportës, p&eu...
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka çuar në gjykatë materialin hetimor, ndaj dy personave të arres...
Liri e Kenado Shira dhe Fiqiri Mjeshtri KLOS- Masakra me tre viktima, e ndodhur në muajin tetor të vitit të shkuar në Klos, nuk ka asn...
Foto ilustruese Rritja e kostos nga 45 mijë lekë në 85 mijë lekë për t’u pajisur me leje drejtimi ka rritur numrin e qy...
Resorti TIRANË- Emiljan Burbës, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar për trafik droge në Itali i janë seku...
Foto ilustruese TIRANË- Gripi i shpendëve është kthyer në një alarm për mbi 20 vende në botë ku shumë pre...
Kanabisi PËRMET- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Përmet dy persona të ndryshme penale. Gjat&e...