Aktualitet

1 vit pas 'vizitës' në SPAK! Artan Hoxha nxjerr procesverbalin: Dorëzova USB-në me thuajse dy orë material (Kush u intervistua)

Në shkresë, thuhet se USB-ja përmban një intervistë të realizuar nga Artan Hoxha, por emri i të intervistuarit nuk bëhet me dije. I vetmi detaj që shihet është se intervista ka zgjatur 1 orë e 47 minuta dhe 50 sekonda.

22 Shkurt 2023, 16:48 Nga F.M
1 vit pas 'vizitës' në SPAK! Artan Hoxha nxjerr
Artan Hoxha

TIRANË- Një vit pasi përfundoi në dyert e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gazetari Artan Hoxha ka bërë publik procesverbalin. Në dokument, shihet përshkrimi i të gjithë procedurës që ka kryer Hoxha në SPAK dhe siç duket ka të bëjë me dorëzimin e një USB-je që lidhet me dosjen CEZ-DIAZ. Në shkresë, thuhet se USB-ja përmban një intervistë të realizuar nga Artan Hoxha, por emri i të intervistuarit nuk bëhet me dije. I vetmi detaj që shihet është se intervista ka zgjatur 1 orë e 47 minuta dhe 50 sekonda.

Pjesë nga dokumenti:

USB model 'Kingston', me mbishkrimin Data Traveler. Në bredësi ka një regjistrim audio dhe video. Pasi hapet filmimi rezulton se ka të ruajetua një filmim prej një ore e 47 minuta e 50 sekonda. Në këtë regjistrim, sipas personit që e dorëzon rezulton se bisedojnë (emri është fshirë) dhe gazetari Artan Hoxha.

Statusi:

“Ma nalt, ma nalt”…Me në fund, vizitat e gjata në SPAK po japin rezultat…“Eshka ndizet ngadale, por eshte e sigurte”, ka thene xha Jaho te filmi “Në fillim te veres”…Ndersa Lul Basha, pasi doli nga SPAK, tha:“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se, do te kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeve”…

Reagimi i Hoxhës vjen pak orë pasi në dyert e SPAK u paraqit kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për katër orë rresht, Meta u mor në pyetje për 4 orë dhe në një deklaratë për mediat tha se kishte dhënë shpjegime lidhje me këtë dosje, por shtoi se e njëjta çështje rihapet sa herë që Partia Socialiste është në vështirësi.

Dosja CEZ-DIA është rihapur nga prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët deri më tani kanë marrë në pyetje edhe një nga personazhet kryesore të kësaj çështjeje, Kastriot Ismaili, i cili ndodhet aktualisht në burg. Çështja u hap me kallëzimin e bërë nga Partia Socialiste në vitin 2022.

artan hoxha dosja cez ilir meta ne spak

Sondazh

Poll