Aktualitet

“E kam mësuar djalin me para që 5-6 vjeç”, ekspertja e ekonomisë tregon pse prindërit duhet të bëjnë të njëjtën gjë

Ajo tha gjithashtu se në momentin që fëmija bën diçka mirë, gjëja e duhur është shpërblimi i tij në formë monetare. Kjo gjë, sipas ekspertes sjell pavarësis tek fëmija, vetëbesim si dhe një shtysë për t’i bërë gjërat gjithmonë e më mirë.

22 Shkurt 2023, 18:38 Nga F.M
“E kam mësuar djalin me para që 5-6 vjeç”,
Ekspertja e ekonomisë Mira Pogaçi

TIRANË- Ekspertja e ekonomisë Mira Pogaçi është shprehur se nuk është dakort me prindërimin në përgjithësi për të mos i mësuar fëmijët me para që në moshë të vogël. Në një lidhje në programin “Rudina” në Tv Klan, Pogaçi u shpreh se fëmija duhet edukuar në marrëdhënien e tij me financat për të ditur vlerën e gjërave, shpërblimin për punën e tij dhe për të mos krijuar situata të sikletshme në public (konkretisht, blerjen e diçkaje të shtrenjtë). Ekspertja tha se vetë ka filluar ta mësojë djalin e saj prej moshës 5-6 vjeçare me paranë, duke i caktuar një buxhet dhe duke i vendosur afate për shpenzimin e tij. Ajo tha gjithashtu se në momentin që fëmija bën diçka mirë, gjëja e duhur është shpërblimi i tij në formë monetare. Kjo gjë, sipas ekspertes sjell pavarësis tek fëmija, vetëbesim si dhe një shtysë për t’i bërë gjërat gjithmonë e më mirë.

Pjesë nga biseda:

Mira Pogaçi: Arsyeja pse unë kam zgjedhur t’i jap para është buxheti, pra buxhetimi. Ke kaq lekë për t’i shpenzuar dhe ai ka filluar, në atë moment, nuk ka ditur t’i bëjë llogaritë, edhe sot nuk di që është më i rritur, por më ka pyetur “po të marr këtë edhe sa më ngelin?” Dhe i kam thënë po të marrësh këtë nuk të ngel më asnjë lek. Dhe pastaj është kthyer dhe ka shkuar e ka marrë dy gjëra. Pra, e ka marrë vetë vendimin. Në këtë rast kemi zgjidhur edhe çështjen e atyre skenave në ambiente që s’janë të këndshme por dhe pjesën jo vetëm të buxhetit, por mendoj të vendimmarrjes. Që në moshë të vogël mësohet fëmija të bëjë zgjedhjet e veta dhe të marrë vendim për dëshirat e veta, kështu që mendoj që jep edhe njëfarë pavarësie, duhet të ndihet më mirë.

Rudina Magjistari: Pra ti le të themi, kur je në një dyqan, shoqëruar me fëmijën është ai momenti kur ia jep. Po në shkollë me vete?

Mira Pogaçi: Në shkollë jo, pa diskutim, për arsye sigurie mendoj që një fëmijë duhet të qëndrojë brenda shkollës kështu që çfarë ka për t’i konsumuar duhet t’i ketë me vete. Por tani që është në shkollë i kam thënë që kur të marrësh një “shumë mirë” do të të jap, monedha, pa diskutim, do shpërblehesh. Nuk dua që të mësohet fëmija me paranë për sjellje të mirë sepse ajo mendoj që është e gabuar.

Rudina Magjistari: Po se ka plot që nuk janë dakord me këtë metodë.

Mira Pogaçi: Për sjelljen e mirë jo sepse më duket si formë nënshtrimi, pra kur të rritet do konsiderojë që “po fola mirë, po u solla mirë, po nuk e thashë këtë gjë do fitoj”. Dua që në këtë pjesë të ketë, padyshim fëmijët si të vegjël, si të rriturit, duhet të kenë dinjitetin e tyre, por shpërblim për një rezultat, ky është koncepti im individual, patjetër, duhet të mësohet që nga rezultatet të ketë pritshmëri dhe monetare.

mira pogaci

Sondazh

Poll