Aktualitet

Dhunuan barbarisht Petraq Milon, arrestohen dy efektivët në Malin e Zi

Mediat malazeze shkruajnë se bëhet fjalë për dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar Milon. Emrat e tyre nuk janë bërë ende me dije.

22 Shkurt 2023, 17:18 Nga F.M
Dhunuan barbarisht Petraq Milon, arrestohen dy efektivët në Malin e Zi
Petraq Milo

MALI I ZI- Dy efektivë të policisë kufitare në Malin e Zi janë shkarkuar nga detyra pasi akuozhen se janë përfshirë në dhunimin e Petraq Milos, ngjarje e ndodhur më 18 janar. 

Mediat malazeze shkruajnë se bëhet fjalë për dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar Milon. Emrat e tyre nuk janë bërë ende me dije. Ky vendim vjen një ditë pasi mediat e vendit fqinjit ngritën alarmin për dhunimin e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë si dhe publikuan pamje të tjera nga rrahja barbare. 

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Muriqanit. Pamjet e dhunës tregonin momentin kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin "fat" ka pasur edhe i biri e një grua që ndodhej në makinë me të. Dje u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

petraq milo dhunohet petraq milo

Sondazh

Poll