Bota

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon më 27 mars, do të dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

22 Shkurt 2023, 13:24 Nga I.A
Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon më 27 mars, do të
Pjetër Shala

HAGË- Gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë më 27 mars 2023, me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë. Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata e tij. Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Shala ka deklaruar se ka luftuar kundër një makinerie policie ushtarake të një regjimi kriminal të Slobodan Millosheviç, por kurrë kundër civilëve.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës. Kjo gjykatë e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte në dhjetor të vitit të kaluar. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë. Ndërkaq, më 3 prill pritet të nisë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Këta ish-krerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

kosova ne hage pjetër shala

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...