Sport

Tronditet bota e futbollit në Kroaci, shoferi i dehur aksidentoi për vdekje djaloshin e ri!

Tragjedia ka ndodhur në Sisak pak pas orës 22:00 dhe atleti fatkeq ishte duke hipur në një motoçikletë kur një shofer në gjendje të dehur “e ka marrë” përpara me makinë.

22 Shkurt 2023, 12:10 Nga DOSJA

Tronditet bota e futbollit në Kroaci, shoferi i dehur aksidentoi për

KROACI - Një tragjedi ka ndodhur dhe ka tronditur Kroacinë mbrëmjen e së martës!

Futbollisti i ri Sven Ovanin (17) u përplas për vdekje nga një shofer i dehur, raportoi Večernji list .

Tragjedia ka ndodhur në Sisak pak pas orës 22:00 dhe atleti fatkeq ishte duke hipur në një motoçikletë kur një shofer në gjendje të dehur “e ka marrë” përpara me makinë.

Tronditet bota e futbollit në Kroaci, shoferi i dehur aksidentoi për

“Me të mbërritur në kryqëzim, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, mjeti ka goditur një motoçikletë të drejtuar nga një djalë 17-vjeçar, i cili është ndaluar për të lënë të kalonte një mjet nga ana e kundërt. I riu ka gjetur vdekjen në vend nga forca e impaktit”, shkruajnë mediat kroate .

Sven Ovanin ishte portieri i përzgjedhjes juniore të SNK Frankopan nga Galdova dhe anëtar i mundshëm i ekipit të parë të këtij klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll