Sport

Guardiola: “Do të konsiderohem si i dështuar edhe nëse dominoj Europën me Cityn”

Pep Guardiola beson se pritshmëritë ndaj tij janë aq të larta sa ai do të konsiderohet një dështim edhe nëse fiton Champions League gjatë kohës së tij si trajner i Manchester Cityt.

22 Shkurt 2023, 10:58 Nga DOSJA
Guardiola: “Do të konsiderohem si i dështuar edhe nëse

ANGLI - Mançester Siti i Pep Guardiolës vazhdon përpjekjet e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë dhe të përballet me Leipzig në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të mërkurën. Pavarësisht mungesave të Kevin De Bruyne dhe Emerick Laporte për shkak të sëmundjeve, trajneri katalanas është optimist për kualifikimin. “Ekipi është aty, unë e kam atë ndjenjë”, tha ai.

Gjatë gjashtë periudhave të tij të plota në klub, City ka arritur një herë në finale, në vitin 2021, kur humbi nga Chelsea. Tre prej eliminimeve të tyre erdhën në fazën çerekfinale, në një rast arritën deri në gjysmëfinale, ndërsa në sezonin e parë të Guardiolës, Qytetarët u eliminuan në 1/16 nga Monaco.

Edhe nëse skuadra e tij arrin të ngrejë trofeun në Stamboll këtë vit, Guardiola beson se kjo nuk do të kënaqë kritikët jashtë klubit që pretendojnë se City duhet ta kishte fituar trofeun disa herë tashmë.

“Njerëzit thonë sepse ne kemi një emër të tillë apo çfarëdo [do ta kishim fituar], por unë gjithmonë kam ndjenjën se është kaq e vështirë të bësh atë [të fitosh Ligën e Kampionëve]. Çdo sezon është gjithnjë e më i vështirë”, tha Guardiola. “Ne duam të bëjmë më të mirën tonë dhe të arrijmë në çerekfinale, por ajo që do të ndodhë, do të ndodhë. Në fund të fundit, fati ynë tashmë është i shkruar. Ndonjëherë ishim afër, ndonjëherë jo. Çfarëdo që kam bërë personalisht në të kaluarën apo në të ardhmen, do të dështoj. Asgjë nuk do të mjaftojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll