Sport

Xavi publikon listën e "Old Traford", mungojnë 3 emra kryesorë!

Pas takimit të parë që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Camp Nou”, kualifikimi për raundin tjetër do të vendoset në shtëpinë e “Djajve të Kuq”.

22 Shkurt 2023, 11:54 Nga DOSJA

Xavi publikon listën e "Old Traford", mungojnë 3 emra

SPANJE - Xavi Hernandez ka bërë publike këtë të mërkurë në mëngjes listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj Manchester United, që do të luhet këtë të enjte në “Old Trafford” në orën 21:00.

Pas takimit të parë që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Camp Nou”, kualifikimi për raundin tjetër do të vendoset në shtëpinë e “Djajve të Kuq”.

Në listën prej 20 lojtarësh, pa të pezulluarit Gavi apo të dëmtuarit Ousmane Dembele dhe Pedri, nuk ka surpriza.

Lista:

Portierë: Ter Stegen, Inaki Pena dhe Arnau Tenas

Mbrojtës: Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen, Eric Garcia, Marcos Alonso, Jordi Alba dhe Alejandro Balde

Mesfushorët: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Sergi Roberto, Franck Kessie, Pablo Torre dhe Marc Casado

Sulmues: Robert Lewandowski, Raphinha, Ferran Torres dhe Ansu Fati

Xavi publikon listën e "Old Traford", mungojnë 3 emra

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll