Sport

Messi i dhuroi fitoren PSG-s në minutën e 95-të dhe vrapoi të festojë në Barcelonë me miqt katalanas!

Për darkë, në shtëpinë e tij në Barcelonë, ai ftoi dy ish-shokët e skuadrës me të cilët ndau të mirat dhe të këqijat në stadiumin Camp Nou për një dekadë. Me gruan e tij Antonella, Leo Messi priti shoqërinë e vjetër.

22 Shkurt 2023, 11:21 Nga DOSJA

Messi i dhuroi fitoren PSG-s në minutën e 95-të dhe vrapoi

SPANJE - Leo Messi njihet si një njeri që nuk i pëlqen të ekspozohet shumë në publik. Ai i mban larg mediave familjen dhe miqtë e tij.

Megjithatë, disa gjëra ende arrijnë në media, sado të fshehura. Të dielën , Lionel Messi shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 95-të për të fituar PSG kundër Lille (4:3).

Messi i dhuroi fitoren PSG-s në minutën e 95-të dhe vrapoi

Ai mori ovacione nga tifozët dhe stafi i parizienëve i shpërbleu futbollistët me dy ditë pushim. Argjentinasi ka udhëtuar menjëherë drejt Barcelonës me familjen e tij dhe ka shfrytëzuar rastin për të parë miqtë e tij.

Për darkë, në shtëpinë e tij në Barcelonë, ai ftoi dy ish-shokët e skuadrës me të cilët ndau të mirat dhe të këqijat në stadiumin Camp Nou për një dekadë. Me gruan e tij Antonella, Leo Messi priti shoqërinë e vjetër.

Është e qartë se Sergio Busquets dhe Jordi Alba janë miq të sinqertë dhe të vërtetë të Leo Messit. Aq më tepër që gratë e tyre janë shoqe dhe e kuptojnë mirë njëra-tjetrën. Përveç dy ish-shokëve të skuadrës nga Barcelona, ​​në darkë ishte i pranishëm edhe një nga ndihmës trajnerët e katalanasve, me të cilin Messi ka mbajtur një marrëdhënie të shkëlqyer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll