Sport

Steven Gerrard, kandidati i ri për trajner të PSG-së

Është pohuar se Steven Gerrard është ndër kandidatët për të zëvendësuar Christophe Galtier në Paris Saint-Germain, kampionët francez të të Ligue 1.

22 Shkurt 2023, 11:33 Nga DOSJA
Steven Gerrard, kandidati i ri për trajner të PSG-së

FRANCE - Në Ligue 1, kampioni në fuqi PSG mundi për herë të fundit Lille 4-3 me golin e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë në kohën shtesë.

Thuhet se drejtuesit e PSG-së janë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Christophe Galtier. Sipas lajmeve të Daily Express, skocezi Steven Gerrard është ndër kandidatët për trajner i PSG-s, ku Galtier e pati të vështirë.

Gerrard, i cili u shkarkua nga Aston Villa në tetor, më parë ka drejtuar ekipin skocez Glasgow Rangers. Trajneri 42-vjeçar mori trofeun e tij të vetëm duke fituar kampionatin skocez në krye të Glasgow Rangers.

Gerrard, i cili drejtoi për 192 ndeshje Rangers, kishte mesatarisht 2.15 pikë. Gerrard, karriera e të cilit tek Aston Villa nuk shkoi siç donte, arriti të shënonte mesatarisht vetëm 1.18 pikë pas 40 ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll