Sport

Champions League/ ‘Show’ i Realit me ‘manita’ në Liverpool, Ancelotti përmbys Klopp-in dhe hipotekon çerekfinalet...

‘Los blancos’, në disavantazh të dy golave në më pak pas se 14 minutash, dominuan me goditjet e Vinicius (2) dhe Benzema (2) dhe një gol nga Militao, duke fituar 5-2 ndeshjen e pare.

21 Shkurt 2023, 23:39 Nga DOSJA
Champions League/ ‘Show’ i Realit me ‘manita’ në

ANGLI - Real Madrid fiton 5-2 në Liverpool në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League dhe rezervon një biletë për në çerekfinalet. Fillimi i makthit për Ancelottin në Anfield: ‘Reds’ fluturojnë në 2-0 me Núñez (4') dhe Salah (14').

Por më pas gjithçka ndryshon pas dy goditje nga Vinicius (21' dhe 36'), dy të golave të tjerë nga Benzema (55' dhe 67') dhe i pesti nga Militao (47') i dha fitoren 5-2 Real Madridit në takimin e parë. Klopp do të ketë nevojë për një sukses titanik në ndeshjen e kthimit në Bernabeu më 15 mars.

Real Madrid dominoi ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League dhe fikson rezultatin 5-2 me përmbysje ndaj Liverpoolit, i cili ëndërron për një çerek ore para se të bie nën goditjet e Vinicius dhe Benzema.

Pjesa e parë e pabesueshme në Anfield: në minutën e 4-të, të kuqtë ishin tashmë në avantazh falë një taka të mrekullueshme të Núñez, pas një asistimi të Salah. ‘Blancos’ nisin keq dhe Courtois, duke kontrolluar topin në mënyrë krejtësisht të dekompozuar, ia dorëzon topin egjiptianit Salah, i cili në minutën e 14-t dyfishon. 

Më pas në skenë ngjitet Vinicius: braziliani në minutën e 21-të shkurton distancën, me një goditje me të djathtën, ndërsa në minutën e 36-të i çon shifrat në 2-2. Para pushimit, Robertson madje duhej të shmangte një rast të Rodrygos.

Megjithatë, kthesa u konkretizua në fillimin e pjesës së dytë: gjuajtja e lirë e Modric dhe vjen goditja e fitores me kokë nga Militao dhe për 3-2 të mysafirëve në minutën e 47-të. Kalojnë vetëm 8 minuta dhe ja ku vjen edhe pokeri: Benzema e nënshkruan atë pas një trekëndëshi të bukur me Rodrygo në minutën e 55-të, teksa topi i goditur nga francezi, devijohet nga Gomez që zhvendos Alisson. Liverpooli është larguar dhe Reali nuk do të ngurronte që përsëri me Benzema, në të 67-tën minutë të fiksonte fitoren 5-2, duke shënuar në portën bosh.

Përfundimi është akademi e pastër për Ancelottin, i cili i afrohet kalimit të raundit.  Liverpoolit, praktikisht në fushë deri në 2-3 të Militaos, do t'i duhet një arritje pothuajse e pamundur për të arritur në çerekfinale, duke qenë se në historinë e tyre, Reali nuk ka humbur kurrë në shtëpi me katër gola diferencë. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll