Sport

Champions League/ Osimhen dhe Di Lorenzo i japin fitoren Napolit në Frankfurt. Bileta e çerefinaleve 'pronotohet'...

Pas penalltisë së humbur nga Kvaratskhelia, Napoli shpërthen me Osimhen dhe Di Lorenzo, duke fituar 2-0 ndaj Eintracht të Frankfurtit. Pas këtij rezultati, çerekfinalet duken më afër

21 Shkurt 2023, 23:15 Nga DOSJA
Champions League/ Osimhen dhe Di Lorenzo i japin fitoren Napolit në

GJERMANI - Napoli mundi 2-0 Eintracht në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League, duke dominuar në Frankfurt dhe duke ‘hipotekuar’ kualifikimin në çerekfinale. 

Pas bllokimit të tridhjetë minutave të para, Napoli u zgjua duke goditur shtyllën me Lozanon në minutën e 34-t dhe duke humbur një penallti me Kvaratskhelia (36’) pak çaste më vonë. Gjithsesi, tronditja i dha epërsinë Osimhenit në rifillimin në minutën e 40-të (me një goditje të anuluar pak më pas).

Në pjesën e dytë, pas disa rasteve të humbura dhe përjashtimit të Kolo Muanit (58’) me karton të kuq, Di Lorenzo në minutën e 65-të dyfishoi epërsinë, në fund të një aksioni koral i përmirësuar nga asistimi i Kvaratskhelia-së me takë prapa.

Në ndeshjen e parë të 1/16-ave, ‘Azzurrëve’ iu deshën vetëm pak minuta për t'u rikthyer në përmasat me futbollin europian, ku mposhtën më pas skuadrën e Glasner në shtëpi, me armët që ata po dominojnë edhe në Serinë A.

Finalja 2-0 në përfundim të ndeshjes për Napolin ishte shprehje e një loje mbresëlënëse, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga ajo mendore. Pas një penalltie të humbur, ‘Azzurrët’ patën aftësinë dhe forcën për të sulmuar më tej dhe nuk u jepnin asnjë shans kundërshtarëve të tyre.

Shpërthimet sulmuese të Lozanos në të djathtë, cilësia e zakonshme e Kvaratskhelia në krahun e kundërt dhe një mesfushë dominuese, i japin meritën e plotë dimensionit europian të këtij Napoli, tashmë të parë dhe të admiruar në fazën e grupeve me mesataren e më shumë se tre golave ​​për ndeshje, e që nuk tregon asnjë shenjë ndalimi.

Kalimi i raundit, me të gjitha bestytnitë e rastit, duket i sigurt. Me rezultatin 2-0 në transfertë, Napoli duket se ka hedhur një hap të sigurtë drejt çerekfinaleve, pasi takimi i kthimit më 15 mars në stadiumin ‘Maradona’ do të jetë thjesht një takim për të konfirmuar suksesin e skuadrës së Spallettit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll