Aktualitet

Anija me naftë ruse në Durrës, si u tërhoq nga blerja në momentet e fundit Piro Bare? Policia bllokon pasaportat, në hetim kapiteni rus

Anija me flamur Libian, por me ekuipazh rus ishte e bllokuar nga autoritetet doganore. Personi i vetëm që është ndaluar për këtë ngjarje është kapiteni i anijes çisternë, Aleksei Smaznov.

21 Shkurt 2023, 17:52 Nga k.m.
Anija me naftë ruse në Durrës, si u tërhoq nga blerja
Anija me nafte

GREQI- Bllokohen pasaportat e ekuipazhit dhe kapitenit të anijes që transportoi, nga Greqia drejt Shqipërisë, sasinë e naftës me vlerë 30 milion dollarë. Hetimi i kësaj dosje, pritet të ketë zhvillime dhe ka shumë gjasa që Policia të ndalojë, kapitenin e anijes ku një ditë më parë u bllokua, sasia prej 22.500 tonë naftë që dyshohet se vinte nga Rusia.

Gazetari Elton Qyno shkruar për "OraNews" se anija me flamur Libian, por me ekuipazh rus ishte e bllokuar nga autoritetet doganore. Personi i vetëm që është ndaluar për këtë ngjarje është kapiteni i anijes çisternë, Aleksei Smaznov. Ndërsa pjesës tjetër të ekuipazhit të anijes, i janë bllokuar pasaportat.

Gjatë marrjes së tij në pyetje, kapiteni i anijes çisternë "Smaznov", ka treguar se punon për llogari të një kompanie libiane por nuk ka dhënë shpjegime për vendin ku është ngarkuar nafta, të cilës i mungonte edhe certifikata e origjinës. Smaznov, ka qëndruar në një port në Kallamata të Greqisë, e atje ka shkuar një anije çisternë turke me emrin “Fidani”, e cila ka qënë e ngarkuar me naftë që dyshohet se është blerë në një nga portet e Federatës Ruse në Detin e Zi.

Burimet thonë se anija turke “Fidani” ka shkarkuar 22 mijë ton e 500 litra naftë në bordin e anijes libiane, e cila më pas e ka transportuar nga Kallamata në drejtim të Shqipërisë.

Nafta ishte porositur nga kompania  “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare dhe administrohet nga shtetësja, Orledia Bare. Biznesmeni ka treguar se kishte bërë negociata, me një kompani nga Libia, për blerjen e një sasie nafte dhe sjelljen e saj në Shqipëri dhe se kishte kontaktuar me kompaninë “Ses Dmç Group”, me të cilën ka shkëmbyer disa e-maile.

Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano”, por nuk ka mundur që të marrë porosinë për shkak të probleme që i kanë dalë. Ndërkohë që çështja është bërë mediatike dhe ka përfshirë edhe politikën duke shkaktuar reagime nga Partia Demokratike, anija me naftë që dyshohet se vinte nga Rusia ka mbetur në det. Tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit po kryejnë hetime dhe ka shumë gjasa që në vijim të meret masë ndalimi për kapitenin e anijes, Aleksei Smaznov.

anija me nafte

Sondazh

Poll