Aktualitet

ME VIDEO/ Nga Shkodra në Elbasan për të vrarë Elton Kilën, si u vodh makina për 20 sekonda

‘Skifteri’ shihet që zbret nga një makinë e bardhë që drejtohet nga një tjetër person.

21 Shkurt 2023, 16:32 Nga F.M
ME VIDEO/ Nga Shkodra në Elbasan për të vrarë Elton
Makina e vjedhur

SHKODËR- Makina që do të përdorej në atentatin e mirëpërgatitur ndaj Elton Kilës në Elbasan, është vjedhur në Shkodër. E gjithë ngjarja ka zgjatur vetëm 20 sekonda dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së një parkingu në Shkodër. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. ‘Skifteri’ shihet që zbret nga një makinë e bardhë që drejtohet nga një tjetër person.

Më pas, ai hipën nga krahu i pasagjerit në makinën e llojit BMW, kalon në timon dhe ndez makinën duke ikur me të. Nuk dihet ende se kush mund të jetë autori i ngjarjes, por mjeti në fjalë u gjet dy ditë më parë në lagjen ku banon Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka porositur një sërë vrasjesh dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Një ditë pas gjetjes së mjetit të mbushur me armë, u vunë në pranga Arsen Preçi e Arben Spahiu, të cilët prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

vidhet makina ne shkoder parandalohet atentati ne elbasan elton kila arben spahiu

Sondazh

Poll