Aktualitet

Kultivoi 1100 bimë kanabis, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 31-vjeçari nga Shkodra (EMRI)

31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2016 kultivoi në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis

21 Shkurt 2023, 14:24 Nga A.B
Kultivoi 1100 bimë kanabis, ekstradohet nga Italia drejt
Policia

TIRANË- Gjon Kodraj është ekstraduar ng Italia drejt Shqipërisë. 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2016 kultivoi në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit masën e sigurisë 'arrest me burg'. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës. Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshihen në këto dy vende dhe ekstradimin e tyre në vendin ku ata kanë kryer veprën/veprat penale, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gj. K., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim. Shtetasi Gj. K. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati.

gjon kodraj

Sondazh

Poll