Aktualitet

Operacion blic në Kretë/ Kokainë në kamionin me pajisje elektroshtëpiake, arrestohen babë e bir, si rekrutuan 40- vjeçaren shqiptare për të marrë pakot

Policia arrestoi 40-vjeçaren në Atikë, ndërsa pak më vonë 49-vjeçari dhe djali i tij 22-vjeçar u arrestuan në Heraklion.

21 Shkurt 2023, 14:40 Nga a.l
Operacion blic në Kretë/ Kokainë në kamionin me pajisje
kokaina

GREQI- Një operacion blic antidroge është zhvilluar në Kretë të Greqisë. Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë 5 persona të cilët fuksiononin si grup për trafikun e drogës. Hetimet për këtë grup kanë nisur më herët. Rasti doli në dritë të hënën me arrestimin e tre personave, por hetimet e kësaj unaze kishin nisur disa kohë më parë. Policia është vënë në ndjekje të një 49-vjeçari dhe djalit të tij 22-vjeçar pasi kishin informacione se po transportonin dhe shisnin drogë.

Siç u konstatua, babë e bir largoheshin rregullisht nga Kreta dhe bënin udhëtime jashtë vendit ku ranë në kontakt me shpërndarës droge dhe blinin sasi kokaine. Pasi u bë shitja, dy burrat morën masa për të marrë pajisje shtëpiake në të cilat fshehën kokainën. Më pas, shkonin në një kompani transporti dhe jepnin pajisjet elektroshtëpiake për t'i transportuar në Atikë. Aty kishin rekrutuar një shqiptare 40-vjeçare që të shkonte të merrte pakot me pajisjet elektroshtëpiake.

Policia, duke ditur se një sasi tjetër e madhe kokaine kishte nisur nga jashtë, me destinacion fillimisht për në Atikë dhe më pas për në Kretë, ka vijuar dje hetimet në Departamentin e Kontrollit të Pasaportave në Promahonas. Aty u lokalizua një kamion në të cilin u krye kontrolli, ku po transportoheshin pajisjet elektroshtëpiake, brenda të cilit kishin fshehur dy parcela me kokainë në formën e një tulle në total 1726,4 gram. Policia arrestoi 40-vjeçaren në Atikë, ndërsa pak më vonë 49-vjeçari dhe djali i tij 22-vjeçar u arrestuan në Heraklion. Në të njëjtën kohë, autoritetet konfiskuan gjithsej katër makina dhe gjashtë celularë si dhe 550 euro para të gatshme të gjetura në shtëpitë e babait dhe djalit. Hetimet paraprake kryhen nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Heraklion.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll