21 Shkurt 2023, 13:43
Nga k.m.
Nuredin Dumani
TIRANË- Nuredin Dumani dëshmoi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në seancën ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje e ndodhur 3 vite më parë në Elbasan. Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.
Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet, për të cilat pretendon se është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen. Sipas tij, ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa Henrik Hoxhaj, mendohet se ka pasur rolin e shoferit. Ndërsa vetë ka qenë organizatori.
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
nuredin dumani skerdi tase erion alibej ekzekutohet emiljano ramazani
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:25
k.m.
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan....
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 13:05
k.m.
Foto ilustruese
Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fiz...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:20
A.B
Makina
BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Klinton Merkaj ka ndodhur në orët e para t&eu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:20
k.m.
Alqi Bllako dhe Lefter Koka
TIRANË- Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim. Në seancën parapr...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 12:06
k.m.
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
MYKONOS- “Ishte thjesht një keqkuptim,”-kështu thotë e reja për vrasjen e shqiptarit Jul...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:45
A.B
Policia
TIRANË-Ditën e sotme janë vënë në pranga 6 punonjës policie në Portin e Durrësit. Ata akuzohen pë...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:37
A.B
Porti
TIRANË- Arrestohen 6 punonjës të Policisë në Portin e Durrësit. Agjensia e Mbikqyrjes Policore bën të ditur s...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:24
A.B
Porti i Durresit
DURRËS- Një 36-vjeçar dhe një 55-vjeçar janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi janë kap...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:10
A.B
Mesim
Një student që përfundon universitetin në profilin Gjuhë-Letërsi dhe kryen më pas një master shkencor 2-vje&c...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 11:09
A.B
Droge
VLORË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur me lëndë narkotike kanabis. G...