Aktualitet

Rritja e çmimit të patentës, Blendi Gonxhe: Asgjë nuk është bërë në fshehtësi, kostot administrative janë të detyrueshme

Ndër të tjera theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

21 Shkurt 2023, 15:50 Nga I.A
Rritja e çmimit të patentës, Blendi Gonxhe: Asgjë nuk
Blendi Gonxhe

TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka folur në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Gonxhe deklaroi se programi është i njëjtë, dhe se nuk ka ndryshuar, ndërsa i ndalur tek rritja e çmimit ai tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi dhe se synohet të realizohet program. Ndër të tjera theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor.  I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit”, tha ai.

Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij. Nga 10 marsi, për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë. Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike. Nga marsi, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

blendi gonxhe dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll