Aktualitet

VIDEO- Aksidenti tragjik në Berat, makina shpërtheu në flakë, 28-vjeçari digjej brenda

Një automjet tip Mercedes duke ardhur nga qyteti i Fierit në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin.

21 Shkurt 2023, 12:20 Nga A.B
VIDEO- Aksidenti tragjik në Berat, makina shpërtheu në
Makina

BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Klinton Merkaj ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dimal. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje. Një automjet tip Mercedes duke ardhur nga qyteti i Fierit në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin.

Për pasojë ka rënë në kanal pas goditjes së një shtylle së tensionit të lartë. Pas aksidentit makina ka shpërthyer ne flakë. Kjo ka shkaktuar vdekjen e të riut, Merkaj.

Policia në bashkëpunim me forcat zjarrëfikëse dhe ndihmën e bizneseve aty prane bënë te mundur nxjerrjen e mjetit nga kanali dhe identifikimin e viktimës ndërsa ështe duke u punuar për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti.

makina aksident ne berat klinton merkaj

Sondazh

Poll