Aktualitet

Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, EMRAT e 6 policëve të arrestuar në Portin e Durrësit

21 Shkurt 2023, 11:45 Nga A.B
Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, EMRAT e 6 policëve
Policia

TIRANË-Ditën e sotme janë vënë në pranga 6 punonjës policie në Portin e Durrësit. Ata akuzohen për korrupsion dhe për shpërdorim detyre. Dosja.al ka siguruar emrat e punonjësve të vënë në pranga:

Të arrestuarit janë:

1- Inspektor Kalosh Sula

2- Inspektor Luan Çelaj

3- Inspektor Marsel Farruku

4- Inspektor Naim Kadrimi

5- Inspektor Isametin Vranezi

6- Inspektor Eduart Matmuja

Të gjithë këto persona do të hetohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Pas hetimeve, është zbuluar se personat e vënë në pranga kanë keqpërdorur atributet që u jep detyra, duke lejuar hyrje-daljet e personave të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro. Këto ndërverime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të personave të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

arrestohen policet ne portin e durresit kalush sula luan celaj marsel farruku naim kadrimi isametin vranezi eduart matmuja

Sondazh

Poll