Sport

Zgjim i frikshëm i Real Madridit në Liverpool! Tifozët anglezë ‘sulmojnë’ hotelin e ‘los blancos’ me fishekzjarre deri në agim…

Qyteti i Liverpoolit u zgjua në orën 2 të mëngjesit nga fishekzjarre të forta dhe të paplanifikuara.

21 Shkurt 2023, 07:28 Nga DOSJA

Zgjim i frikshëm i Real Madridit në Liverpool! Tifozët

ANGLI - “Më mirë të mos jenë disa tifozë idiotë të Liverpool, që përpiqen të zgjojnë tifozët e Real Madridit në qytet”,- ndau lajmin në Twitter një banor i qytetit anglez.

Përdoruesi i Twitter-it Danger_Lent91 (@DLent91) u përgjigj duke ndarë imazhet spektakolare dhe të zhurmshme të fishekzjarreve pranë hotelit Innside ku Real Madridi është i përqendruar për të luajtur kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Champions League.

Duket se tifozët e Liverpool tashmë kanë filluar të luajnë ndeshjet e tyre të veçantë, duke u përpjekur të shqetësojnë pjesën tjetër të lojtarëve të Real Madridit.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur tashmë Real Madridit edhe në vitin 2019 në Amsterdam, me tifozët holandezë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll