Sport

Provokim ndaj Napolit, apo gafë e pabesueshme e punonjësve të ‘Deutsche Bank Park’, stadiumi i Eintracht Frankfurt?

Në stërvitjen e zakonshme para ndeshjes ndaj Eintrachet Frankfurtit, futbollistët e Napolit janë përballur në stadium me një episod aspak të këndshëm provokues

21 Shkurt 2023, 07:25 Nga DOSJA

Provokim ndaj Napolit, apo gafë e pabesueshme e punonjësve të

GJERMANI - Gafa e pabesueshme në Deutsche Bank Park, stadiumi i Eintracht Frankfurt, skena e ndeshjes së sotme kundër Napolit, e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. 

Në fakt, kur skuadra e Napolit doli në fushë për stërvitje e djeshme për t’u akomoduar me terrenin, tabela e stadiumit tregonte... rezultatin e ndeshjes së sotme, kompletuar edhe me emrat e golashënues. 

Ekrani lexonte një 2-0, natyrisht, në favor të mikpritësve gjermanë. Më poshtë videoja dhe postimi i bashkangjitur nga faqja anti-defatiste në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll