Bota

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi ka kërcënuar Serbinë me sanksione dytësore

Ambasadori rus në Serbi theksoi se kërcënimet vijnë për shkak se Vuçiç refuzon t'i bashkohet sanksioneve anti-ruse.

21 Shkurt 2023, 11:54 Nga k.m.
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi ka kërcënuar
Foto ilustruese

BEOGRAD- Alexander Botsan-Kharchenko ka folur në një intervistë për “Vedomosti” se si dhe në çfarë mënyre Perëndimi kërcënon presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ambasadori rus në Serbi theksoi se kërcënimet vijnë për shkak se Vuçiç refuzon t'i bashkohet sanksioneve anti-ruse.

"Perëndimi po kërcënon Beogradin me 'sanksione dytësore' për refuzimin për t'ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. BE dhe SHBA po përpiqen të dëshmojnë se Serbia, si një kandidate evropiane, duhet të rishqyrtojë politikën e saj të jashtme. Konkretisht, serbëve iu tha se si ndëshkim mund të bllokojnë negociatat e anëtarësimit, të kufizojnë aksesin e tyre në fondet e BE-së dhe të pezullojnë regjimin pa viza. Ka edhe kërcënime për një reduktim të mundshëm të investimeve perëndimore,"- shpjegoi ambasadori rus.

Sipas ambasadorit Botsan-Kharchenko, skenarë të tillë do të ishin shumë të dhimbshëm për Serbinë, sepse vendi filloi të ketë një ritëm të mirë të zhvillimit ekonomik.

rusi beograd alexander botsan-kharchenko

Sondazh

Poll