"Me origjinë nga Gramshi?", busti i filozofit marksist hap debat, a ishte shqiptar Antonio Gramsci?
Edhe pse pa u mbështetur në asnjë fakt historik, busti ka mbirë në mes të sheshit. "Me origjinë nga Gramshi", -shkruhet në tabelën shoqëruese duke i shqipëruar edhe emrin.
TIRANE- Një bust është vendosur përgjatë muajit shkurt në qendër të qytetit të Gramshit, në sheshin me emër “Kamber Dërmyshi”. Në qendër të sheshit është vënë busti i Antonio Gramci, një filozof marksist, themelus i Partisë Komuniste Italiane.

Edhe pse pa u mbështetur në asnjë fakt historik, busti ka mbirë në mes të sheshit. "Me orgjinë nga Gramshi", -shkruhet në tabelën shoqëruese duke i shqipëruar edhe emrin.
Por si qëndron e vërteta? Studiuesi Edon Qesari ka publikuar edhe një pasazh nga autobiografia e vetë Antonio Gramscit, ku ai flet për rrënjët shqiptare. "E vetmja dëshmi, e dokumentuar qartas, për “shqiptarinë” e Antonio Gramsci-t vjen nga një pohim i vetë atij, kur, në një letër që i dërgon kunatës së vet, Tania Schucht, më 12 tetor 1931, shkruan:
“… Unë vetë nuk i përkas asnjë lloj race (lexo: identiteti etnik); im atë është me prejardhje shqiptare, familja e tij u arratis nga Epiri gjatë luftës së vitit 1821, por shpejt u italianizua. Megjithatë, i përkas kulturës italiane, në thelb kjo është bota ime; (…) Të qenit unë shqiptar për nga prejardhja nuk është llogaritur, pasi edhe [Francesco] Crispi ishte shqiptar, i arsimuar në një shkollë shqiptare."",-shkruan Qesari.
Kush është Antonio Gramci? Gramshi lindi në 1891 në Ales Sardinia dhe vdiq në moshë të re në Romë, 1937. Ai shkroi mbi filozofinë, teorinë politike, sociologjinë, historinë dhe gjuhësinë. Ai ishte një anëtar themelues dhe dikur udhëheqës i Partisë Komuniste Italiane. Gramsci është më i njohur për teorinë e tij të hegjemonisë kulturore, e cila përshkruan se si shteti dhe klasa kapitaliste në pushtet – borgjezia – përdorin institucionet kulturore për të ruajtur pushtetin në shoqëritë kapitaliste. Familja e tij jetonte në Italinë Jugore në Kalabri, ndërsa vetë Gramsci besonte se familja e tij nga ana e babait ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1821./Dosja.al
Sondazh
Tragjedi e dyfishtë në familjen Merkaj në Berat, aksidenti i mori jetën 28-vjeçarit, pak ditë më parë i vëllai u mbyt në lumë
Pamje nga aksidenti BERAT- Klinton Merkaj është 28-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident n&eum...
Vjedhja e 173 milionë lekëve në Sarandë, gjykatat lirojnë dy të dyshuarit (EMRAT)
Sendet e sekuestruara SARANDË- Dy të dyshuar për vjedhjen e 173 milionë lekëve në 11 dhjetor të vitit 2021 në super...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 21 shkurt 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë k&...
Vrau 34-vjeçarin shqiptar pas sherrit, pronari i hotelit në Greqi: Isha i dehur, s'doja ta vrisja
Greku dhe Julian Kosova GREQI –Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, ka rrëfy...
Zhdukja e shqiptares në Greqi, dëshmia e re vë në lëvizje autoritetet: Ishte në qendër tregtare, fliste shqip dhe anglisht
Artemis Vasili GREQI- Dy vite nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngj...
Aksident në autostradën Fushë Krujë-Laç, përplasen dy mjete, lëndohen nënë e bijë
Foto ilustruese KRUJË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç. Sipas forcave blu...
TRAGJIKE në Berat/ Mjeti del nga rruga dhe merr flakë, ndërron jetë shoferi, 28-vjeçari digjet brenda në makinë
Makina BERAT- Aksident tragjik në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip 'Benz'. Policia bën...
'Mesazhi me flamurin shqiptar'/ Mafia shqiptare kërcënoi me jetë deputeten ekuadoriane, shënimi në makinë: I vdekur
Viviana Veloz EKUADOR- Deputetja ekuadoriane Viviana Veloz ka bërë publike mesazhin kërcënues për jetën, nga mafia ...
S'ka qetësi në Turqi, 8 persona të vdekur, mbi 600 të plagosur si pasojë e tërmetit të ri
Pallati TURQI- 8 njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqis...
EKUADOR/ Deputetja: Jam kërcënuar me jetë nga mafia shqiptare! Duan të ndalohen hetimet për korrupsionin në Qeveri
Viviana Veloz EKUADOR- Deputetja Viviana Veloz, kryetare e komisionit të rastit për çështjen e quajtur 'Kumbari i Madh', ka deno...