21 Shkurt 2023, 08:47
Nga A.B
Greku dhe Julian Kosova
GREQI –Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.
Sipas mediave greke, autori në dëshminë ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.
“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’. Ndërsa persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi.
Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës. Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxorri me qira. Ndërkohë, autori ishte edhe pronar i një hoteli në Mykonos.
23 vjeçarja e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta.
Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me shqiptarin kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të. E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, u shpreh se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori.
julian kosova vritet julian kosova
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 08:19
A.B
Artemis Vasili
GREQI- Dy vite nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngj...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 08:12
A.B
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç. Sipas forcave blu...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 07:55
A.B
Makina
BERAT- Aksident tragjik në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip 'Benz'. Policia bën...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 07:42
A.B
Viviana Veloz
EKUADOR- Deputetja ekuadoriane Viviana Veloz ka bërë publike mesazhin kërcënues për jetën, nga mafia ...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 07:32
A.B
Pallati
TURQI- 8 njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqis...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 07:24
A.B
Viviana Veloz
EKUADOR- Deputetja Viviana Veloz, kryetare e komisionit të rastit për çështjen e quajtur 'Kumbari i Madh', ka deno...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 07:12
A.B
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievët malorë. Era do të jetë me dre...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 22:48
Ejup Huta
KAMËZ- Ejup Huta, një qytetar që banon në Kamëz, tregon për emisionin Stop në Tv Klan se ka marrë një...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 22:45
F.M
Ahmet Zogu
TIRANË- Historiani Erald Kapri ka publikuar një fotografi të rrallë të Mbretit Zog në Angli. I ftuar në emisi...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 22:42
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala thotë se në kazinotë në Shqipëri punësohen vajza të huaja në m&...