Aktualitet

Aksident në autostradën Fushë Krujë-Laç, përplasen dy mjete, lëndohen nënë e bijë

Në aksident janë lënduar një 44-vjeçare dhe një 13-vjeçare.

21 Shkurt 2023, 08:12 Nga A.B
Aksident në autostradën Fushë Krujë-Laç,
Foto ilustruese

KRUJË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç. Sipas forcave blu, një automjet me drejtues personin me inicialet A.Z, ka përplasur mjetin me drejtues personin M.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N. Një 44-vjeçare dhe një 13-vjeçare janë lënduar mirëpo fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne kruje

Sondazh

Poll