Aktualitet

'Mesazhi me flamurin shqiptar'/ Mafia shqiptare kërcënoi me jetë deputeten ekuadoriane, shënimi në makinë: I vdekur

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit, në qendrën veriore të Quitos.

21 Shkurt 2023, 07:42 Nga A.B
'Mesazhi me flamurin shqiptar'/ Mafia shqiptare kërcënoi me
Viviana Veloz

EKUADOR- Deputetja ekuadoriane Viviana Veloz ka bërë publike mesazhin kërcënues për jetën, nga mafia shqiptare. Veloz e bëri publike rastin mëngjesin e djeshëm, gjatë një seance virtuale në komision. Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me logon e mafies shqiptare dhe një fjalë në shqip ku thuhet "i vdekur". "

'Mesazhi me flamurin shqiptar'/ Mafia shqiptare kërcënoi me

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit, në qendrën veriore të Quitos. Veloz raportoi se ajo mori edhe mesazhe kërcënuese në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo e konsideroi qeverinë përgjegjëse për atë që mund t'i ndodhte asaj, familjes së saj, ekipit të saj të punës dhe njerëzve të afërt me të. Ajo ka raportuar se sot do të zyrtarizojë denoncimin në Prokurori.

Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafian, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje?

Sipas deputetes qëllimi i kanosjes ka qenë parandalimi i ecurisë së hetimeve për korrupsion të dyshuar në qeveri, në kuadër të çështjes Encuentro, si dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

viviana veloz mafia shqiptare ekuador

Sondazh

Poll