20 Shkurt 2023, 21:06
Nga DOSJA
Emisioni Stop
TIRANË- Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim ku thuhet se disa qytetarë të punësuar në Bashkinë e Bilishtit, rezultojnë njëkohësisht të punësuar edhe në sektorin privat. Në këtë pikë nuk ka asgjë të gabuar, por problemi qëndron në faktin se nga verifikimet që ka bërë emisioni Stop, këta persona nuk paraqiten në Bashkinë e Bilishtit gjatë 8-orarëshit të punës, por merren me punë private. Kështu, Elton Kupe punon si shofer kamioni, por figuron si shofer i kryetarit Bashkisë së Bilishtit.
Shoferi i Kryebashkiakut Atin Gupe: Jo për ditë, se kam.., kur del rrugë. Kompania ime është në Durrës, por unë e kam afër, ngaqë e mbaj kamionin këtu në Bilisht, se në Bilisht jam dhe shkoj për shembull për 3 orë 3 orë e gjysëm, 4 orë, kthehem dhe bëj pushimin e madh këtu në Bilisht, shkoj të nesërmen për në Durrës.
Ergi Agolli dhe Marsel muzikanti punojnë me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar të punës që rezultojnë në bashki.
Ergi Agolli: Te 700-shja. Po, po 700 do ta le.
Bilbil Metolli punon në një karburant në Bilisht dhe figuron i punësuar edhe në bashki.
Stop: O vëlla! Si kalon? Bilbili këtu punon? Si e ka mbiemrin?
Punonjësi i Karburantit: Po, por nuk është, është pushim sot…Metolli.
Aurel Xhacka punon si taksist në rrugën Bilisht-Selanik dhe figuron si punonjës shërbimi në bashki.
Aurel Xhacka: Mirë urdhëro! 200 Euro të të çoj! Po në qoftë se do nesër, o vëlla!
Emiljano Kocilleri punon në montimin e xhamave me bashkëshortin e shefes së burimeve njerëzore në Bashkinë Bilisht dhe figuron si punonjës shërbimi në Njësinë administrative Oçisht.
Për këto probleme, gazetari i emisionit Stop u takua me kryetarin e Bashkisë Devoll Eduard Duro, i cili fillimisht tha se jep dorëheqjen nëse këto probleme janë të vërteta. Por më pas pranoi se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po ai është shoferi im personal. Si qënka shoferi im personal, qënka shofer kamioni, punësim fiktiv? Po s’ka shance!
Gazetari: Po! Sepse ne i kemi kërkuar shoferit tuaj personal, për ta punësuar si shofer kamioni dhe ai ishte i gatshëm.
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po mirë si shofer kamioni le të vijë ai.
Gazetari: Ne e pyetëm je i punësuar në një vënd tjetër, ai e mohoi. Ergi Agolli është muzikant e kemi prenotuar për dasëm.
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po, po ai këngëtar është edhe këtu…po unë pse e kam punësuar?! Që të këndojë…
Gazetari: Po ne e kemi prenotuar, që të vijë psh…
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po të vijë, i lirë është të punojë nëpër dasma.
Gazetari: Nuk e kemi prenotuar për dasëm, e kemi pronotuar për një sebep tjetër në orar zyrtar. E kemi prenotuar ditën e premte, do vjnë të bëjnë ahengun tek ne…
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Le të vijnë…
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Po punonjës shërbimi është.
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Mund të punojë taksist, po jo i rregullt. Në qoftë se ka targë taksie, unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie.
Gazetari: Nuk ka e ka të paligjshme, po çfarë bëhet me kët…?
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Në qoftë se do të arrini të merreni me këto është gjynaf edhe për emisionin…
Gazetari: Ja se ka dhe ca emra, ka të tjerë..Bilbil Metolli?
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Edhe ai punon atje, gjynaf…Mos ta le unë të punojë? Punon në karburant, po ka dy fëmijët në shkollë të lartë.
Kryetari Bashkisë Bilisht, Eduard Duro: Punonjës shërbimesh, i bie bretku tërë ditën në njësinë administrative Oçisht. Ka qënë 3-4 ditë sëmurë…
Gazetari: Jo ideja është këtu: Emiljano, ne e kemi verifikuar, punon me burrin e zonjës, që është e burimeve njerëzore këtu tek ju. Monton xhama dhe duralumin.
Marrë nga TVKLAN
eduard duro aurel xhacka ergi agolli bilbil metolli emisioni stop
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 20:55
I mituri dhe dhunuesi Hysen Balliu
LIBRAZHD- Një i mitur u dhunua për tre vite rresht nga elektricisti i fshatit Funare në Librazhd, prej kl...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 20:47
F.M
Aksident
DURRËS- A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 20:43
F.M
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 21-vjeçar me inicialet D.J., ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një resort n&eu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 20:41
F.M
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
GREQI- Njohja e 34-vjeçarit shqiptar, Julian Kosova, i cili mbeti i vrarë sot në Greqi me vajzën q...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 20:27
F.M
SPAK
DIMAL- Një vit hetime, kanë zbuluar skemën e korrupsionit të zyrtarëve pranë bashkisë Ura-Vajgure, ku përmes p...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 19:59
F.M
Çanta me drogë
IGUMENICË- Një shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur teksa tentonte të...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 19:51
F.M
Elbasan
ELBASAN- Dyfishimi i çmimit të patentës ka bërë që qytetarët në Elbasan të dynden pranë qendrav...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 19:43
F.M
Makina në Shkodër
SHKODËR- Një vjedhje spektakolare në vetëm 20 sekonda është regjisruar në Shkodër. Si&c...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 19:36
F.M
Të moshuar
SHKODËR- Të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë të rrezikuar nga ila&cce...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 18:56
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një banesë në rrugën “Irfan Tërshana” në Tiranë është përfshir&e...