Aktualitet

Po kalonte çantën me drogë drejt Greqisë, shqiptari kapet në kufi

Në automjet u zbulua 7 kg e 834 gram marijuana, e ndarë në 8 pako të ndryshme dhe e futur në një çantë.

20 Shkurt 2023, 19:59 Nga F.M
Po kalonte çantën me drogë drejt Greqisë, shqiptari kapet
Çanta me drogë

IGUMENICË- Një shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur teksa tentonte të kalonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Mësohet se policia greke e ka ndaluar shqiptarin që udhëtonte me një automjet dhe ka kontrolluar makinën.

Në automjet u zbulua 7 kg e 834 gram marijuana, e ndarë në 8 pako të ndryshme dhe e futur në një çantë. Shqiptari u arrestua, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.

igumenice

Sondazh

Poll