Aktualitet

Makina përplas dy këmbësorë në Durrës, mes tyre vajza e mitur

50-vjeçari dhe vajza e vogël kanë qenë duke kaluar rrugën në momentin që u përplasën nga mjeti me drejtues J. A., 30 vjeç.

20 Shkurt 2023, 20:47 Nga F.M
Makina përplas dy këmbësorë në Durrës, mes tyre
Aksident

DURRËS- A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Xhavzotaj të Durrësit, rreth orës 20:00. 50-vjeçari dhe vajza e vogël kanë qenë duke kaluar rrugën në momentin që u përplasën nga mjeti me drejtues J. A., 30 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

aksident ne durres

Sondazh

Poll