Aktualitet

Sot u bë ‘mollë sherri’/ 24-vjeçarja e lidhur dy vite më parë me shqiptarin që u ekzekutua me plumb në kokë

23-vjeçarja mësohet se është në gjendje të rënduar psikologjike.

20 Shkurt 2023, 20:41 Nga F.M
Sot u bë ‘mollë sherri’/ 24-vjeçarja e lidhur dy
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova

GREQI- Njohja e 34-vjeçarit shqiptar, Julian Kosova, i cili mbeti i vrarë sot në Greqi me vajzën që u bë ‘mollë sherri’, duket se ka qenë e hershme. Mediat greke shkruajnë se Kosova ka qenë i lidhur me vajzën në fjalë, dy vite më parë. Por, kohët e fundit, ajo kishte nisur të shoqërihej me 33-vjeçarin që vrau shqiptarin, Athanasios Nazos.

Ky i fundit, sipas dëshmisë që vajza ka dhënë në polici, ka ndërhyrë kur ka parë që shqiptari e ka trajtuar keq atë. Por, Kosova, nuk është zmbrapsur. 34-vjeçari ka qëlluar me grusht grekun dhe ky i fundit ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe e ka qëlluar shqiptarin për vdekje.

23-vjeçarja mësohet se është në gjendje të rënduar psikologjike.

Viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro/nata gjatë muajve të verës, në korrik dhe gusht.

athanasios nazos vritet julian kosova julian kosova

Sondazh

Poll