Aktualitet

Po punonte në kantierin e një resorti, bie nga lartësia 21-vjeçari në Durrës

I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

20 Shkurt 2023, 20:43 Nga F.M
Po punonte në kantierin e një resorti, bie nga lartësia
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 21-vjeçar me inicialet D.J., ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një resort në Durrës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu ishte punësuar në Hamallaj, në një resort të firmës "Agi Konstruksion". Ai është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë disa dëmtime. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Hamallaj, Durrës, shtetasi D. J., 21 vjeç, ka qënë duke punuar në një Resort të firmës "Agi Konstruksion", aksidentalish është rëzuar dhe si pasojë, ka marrë disa demtime, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

policia e durresit

Sondazh

Poll