20 Shkurt 2023, 17:54
Nga F.M
Joy Aoko
TIRANË- Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për tu punuar në Shqipëri, por përfundoi e vdekur ka zbuluar të tjera detaje rreth jetës së të bijës në vendin tonë. Në një rrëfim për News24, Abongo ka rrëfyer çastet e fundit me të bijën. Ajo tha se ditët e fundit ajo lëvizte kokën, dhe se kur e pyeste e shikonte në sy. Nëna e të resë shton se e pyeti nëse donte që të takonte të motrën dhe Joy kishte konfirmuar me kokë. Ruth Abongo tha se ndihej mirë kur mësoi se ditën e sotme do të mbahen një protestë në Tiranë, për të kërkuar që drejtësia të shkojë në vend dhe të zbardhet autori apo autorët që e dhunuan.
“Mendoj se është ide e mirë dhe doja të falënderoj shqiptarët që kanë organizuar këtë protestë. Faleminderit që tregoni humanitet, është një fund vërtet i trishtueshëm. Uroj dhe lutem që protesta vërtetë të organizohet sot në Tiranë. E di që ka një fuqi të Zotit dhe ka fuqi në zërin e njerëzve. Ka dhe pushtet të policisë. Jam e sigurt që zëri i njerëzve do të jetë më i fortë. Me këtë e di që policia do të ndihet fajtore. Policia e di të vërtetën por nuk do të vazhdojë me hetimin. Ata e mbajnë informacionin për vete. Me çfarë i ndihmon kjo gjë? Vetëm drejtësia ndihmon për Joy-in. Policia e Shqipërisë, gjyqësori. Ju mund të transferoni policë por e vërtet do të dalë në shesh. Kam shkuar te policia, gjyqësori dhe informacioni që kisha nevojë të dija prej tyre, ata nuk e ndanë me mua. Nëse ata duan, mund të japin drejtësi. Fatkeqësisht ajo nuk foli. Përpara se të vdiste, filloi të reagonte. Ditën e fundit më 12 shkurt, e vizitova atë. Kishte probleme me frymëmarrjen, nuk ishte rehat dhe lëvizte kokën. Më parë flisja me të. E pyeta atë ‘Yoi- vajza ime, si ndihesh? Më shiko në sy’, por nuk më pa në fytyrë. I thashë se e dua dhe i thashë se uroj që ta shihja sërish ditën tjetër. E pyeta nëse donte të shihte motrën e saj dhe tha po. Ky ishte komunikimi i fundit,”- tregoi nëna e 22-vjeçares.
Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.
joy aoko ruth abongo
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 17:47
k.m.
Julian Kosova
GREQI- 34-vjeçari shqiptar, Julian Kosova, i cili u vra në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos, donte t&...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 17:35
F.M
Joy Aoko
TIRANË- Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për tu punuar në Shqipëri, por përfundoi e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 17:29
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Një grup aktivistësh kanë protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Tiranës lidhur me...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 17:08
F.M
Joy Aoko
TIRANË- Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për tu punuar në Shqipëri, por përfundoi e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:54
F.M
Joy Aoko dhe Ruth Abongo
TIRANË- Ruth Abongo, nëna e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, e cila erdhi për të punuar në Shqipë...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:33
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria shqiptare do të prodhojë vetë pasaportat, por një rekomandim ka ardhur nga delegacioni i Bashkimit...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:33
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Homeland Justice ka nxjerrë të tjera të dhëna sot, duke shënjestruar kësaj here ish-presidentin e vend...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:22
k.m.
Holta Zaçaj
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjodhi sot, në raundin e tretë të votimit, kryetaren e re të saj, Holta...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:13
F.M
Erik Fullani
TIRANË- Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është ndaluar n...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:03
F.M
Elton Kila
ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë dit&...