20 Shkurt 2023, 17:29
Nga k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Një grup aktivistësh kanë protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Tiranës lidhur me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë në Kenia. Aktivistët kërkuan drejtësi për të renë e cila vdiq në rrethana shumë misterioze në vendin tonë, ndërsa lyen edhe me bojë të kuqe hyrjen e Prokurorisë si shenjë protestë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Unë mendoj se kjo vrasje e Xhoit ështrë një vrasje e gjithëfishtë. Edhe fakti që ishte një grua me ngjyrë, nëse do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve këtu do ishte këtu. Mendoj se drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e pasur dhe ndryshe për të varfërit. Unë nuk dua të humbas shpresën sepse mendoj se ne si gra nëse humbasim shpresën atëherë kemi marrë fund të gjithë,”- u shpreh aktivistja e shoqërisë civile, Xhoi Karaj.
Nga ana tjetër, Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vetëvrarë në Tiranë, e përmes ambasadës së Kenias në Romë, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos.
Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.
joy ayoko tirane
3png
2png
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 17:08
F.M
Joy Aoko
TIRANË- Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për tu punuar në Shqipëri, por përfundoi e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:54
F.M
Joy Aoko dhe Ruth Abongo
TIRANË- Ruth Abongo, nëna e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, e cila erdhi për të punuar në Shqipë...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:33
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria shqiptare do të prodhojë vetë pasaportat, por një rekomandim ka ardhur nga delegacioni i Bashkimit...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:33
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Homeland Justice ka nxjerrë të tjera të dhëna sot, duke shënjestruar kësaj here ish-presidentin e vend...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:22
k.m.
Holta Zaçaj
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjodhi sot, në raundin e tretë të votimit, kryetaren e re të saj, Holta...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:13
F.M
Erik Fullani
TIRANË- Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është ndaluar n...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 16:03
F.M
Elton Kila
ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë dit&...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Edhe pse temperaturat kanë qenë të larta këto kohë, rastet e pacientëve me viroza vijon t&e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:22
I.A
Policia
SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 32-vjeçar i plagosur me ar...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 15:00
I.A
Julian Kosova
GREQI- 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova, i cili u vra herët të hënën në një lokal në zonë...