20 Shkurt 2023, 17:38
Nga a.l
Rusia
RUSI- Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST).
“Rendi i sigurisë në Evropë, siç e njohim ne, është ndalur së ekzistuari… prandaj edhe janë rritur rreziqet për sigurinë suedeze”, ka thënë Lena Hallin, udhëheqëse e këtij Shërbimi, në një konferencë për media.
Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
Ajo ka thënë se Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake ka vlerësuar se Rusia dëshiron të shmangë përshkallëzimin e tensioneve që do të mund të rezultonte në konflikt me NATO-n.
“Megjithatë, ekzistojnë shumë paqartësi, sidomos ato që lidhen me gatishmërinë e udhëheqjes ruse për t’u përfshirë në rreziqe të mëdha”, ka thënë ajo, duke shtuar se tensionet e larta mund të rrisin rreziqet për aksidente, dhe se gjykimet e gabuara mund të çojnë në konflikt.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lufta ne rusi
Bota
20 Shkurt 2023, 17:29
a.l
Aleksandër Lukashenko
RUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se çdo lloj agresioni që do të drejtohet nda...
Bota
20 Shkurt 2023, 17:20
a.l
Anthony Blinken
GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një intervistë për kanalin turk NTV duke iu refe...
Bota
20 Shkurt 2023, 17:22
k.m.
Dmitry Medvedev
MOSKË- Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bëri një vizitë të paparalajm...
Bota
20 Shkurt 2023, 17:13
a.l
Jake Sullivan
SHBA- Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka deklaruar se SHBA i ka dhënë Rusisë nj&e...
Bota
20 Shkurt 2023, 17:08
a.l
Lufta në Ukrainë
UKRAINË- Agjencia ruse e spiunazhit ka raportuar dërgesat e armëve të NATO-s në Ukrainë. M&eu...
Bota
20 Shkurt 2023, 17:01
a.l
Kremlini
MOLDAVI- Kremlini i ka kërkuar Moldavisë të tregojë kujdes në deklaratat e saj në lidhje me forcat ruse të stac...
Bota
20 Shkurt 2023, 16:57
a.l
Aksident në Meksikë
SPANJË- Një aksident i rëndëështë shënuar ditën e sotme në Meksikën qendror...
Bota
20 Shkurt 2023, 16:47
a.l
Li Xiaodong
KINË- Vizita e një delegacioni të qeverisë kineze në Tajvan, ka ndezur tensione, ndërsa Pekini kërkon a...
Bota
20 Shkurt 2023, 16:39
a.l
ëang Yi dhe Joe Biden
SHBA- Vetëm pak ditë nga 1 vjetori i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus, maratonë takimesh po zh...
Bota
20 Shkurt 2023, 16:37
a.l
Protesta në Iran
IRAN- Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin ...