Bota

Aksident tragjik në Meksikë/ Përplaset autobusi me pasagjerë, vdesin 17 persona

15 të tjerë u shtruan në spital, dy prej të cilëve vdiqën më vonë. Pesë të tjerë mbeten në gjendje kritike.

20 Shkurt 2023, 16:57 Nga a.l
Aksident tragjik në Meksikë/ Përplaset autobusi me
Aksident në Meksikë

SPANJË- Një aksident i rëndëështë shënuar ditën e sotme në Meksikën qendrore. Mediat e huaja raportojnë se një autobus që transportonte emigrantë nga Venezuela, Kolumbia dhe Amerika Qendrore u përplas, duke vrarë 17 persona. Aksidenti ndodhi në një autostradë të dielën pasdite, ndërsa një autobus me 45 pasagjerë ishte nisur drejt veriut, bëri me dije ministri i Brendshëm i Puebla, Julio Huerta.

Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën në momentin e aksidentit”, tha ai në një konferencë për shtyp. 15 të tjerë u shtruan në spital, dy prej të cilëve vdiqën më vonë. Pesë të tjerë mbeten në gjendje kritike.

Zoti Huerta nuk specifikoi se sa nga të vdekurit dhe të plagosurit ishin emigrantë dhe instituti i migracionit i Meksikës nuk dha asnëj koment. Emigrantët shpesh marrin rrugë të rrezikshme për të kaluar tranzit nga Meksika në rrugën e tyre për në kufirin e SHBA. Mediat meksikane raportuan se autobusi u përplas kur shoferi humbi kontrollin e mjetit.  Javën e kaluar, dhjetëra emigrantë u vranë në Panama pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra nga një shkëmb, duke shënuar aksidentin më të rëndë të migracionit në historinë e vendit.

aksident ne meksike

Sondazh

Poll