Bota

Delegacioni kinez vizitë në TaIpei/ Përshkallëzohen tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, protesta në aeroport: Kinez largohuni!

Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Tajvanit tha se kishte miratuar kërkesën për një vizitë 3-ditore, me kusht që ajo të ishte pa deklarata politike.

20 Shkurt 2023, 16:47 Nga a.l
Delegacioni kinez vizitë në TaIpei/ Përshkallëzohen
Li Xiaodong

KINË- Vizita e një delegacioni të qeverisë kineze në Tajvan, ka ndezur tensione, ndërsa Pekini kërkon aneksimin e tij. Delegacioni i gjashtë zyrtarëve, duke përfshirë nënkryetarin e zyrës së Shangait të Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Kinës, Li Xiaodong, mbërriti në Taipei me plane për të vizituar festivalin e Lantern dhe për të zhvilluar bisedime me zyrtarët lokalë. Siç raportojnë mediat e huaja, ata u ftuan nga qeveria e qytetit, e udhëhequr nga kryebashkiaku Chiang Wan-an, i partisë opozitare Kuomintang (KMT).

Rreth një duzinë e përkrahësve pro-pavarësisë së Tajvanit protestuan kundër mbërritjes së tyre jashtë aeroportit, duke thirrur “Tajvan dhe Kinë, vende të ndara” dhe “Kinez, largohuni”, ndërsa në rrugën e aeroportit një grup tjetër i vogël mbështetësish pro Kinës bërtisnin mirëseardhjen e tyre.

Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Tajvanit tha se kishte miratuar kërkesën për një vizitë 3-ditore, me kusht që ajo të ishte pa deklarata politike. Vizita ka shtuar tensionet e brendshme rreth komunikimit ndërmjet ngushticave dhe territoreve. KMT prej kohësh ka kërkuar lidhje më të ngushta me qeverinë. Nënkryetari i KMT-së, Hsia u kritikua për vizitën e tij 10-ditore dhe për një vizitë të diskutueshme pas stërvitjeve ushtarake kineze që pasuan vizitën e Nancy Pelosi në Tajvan vitin e kaluar. Hsia u akuzua për bashkëpunim me një shtet agresiv. KMT shihet se ka një shans për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit në 2024.

tensionet tajvan-kine li xiaodong

Sondazh

Poll