Bota

'Paqja bjelloruse nuk është sinonim i viktimizimit'/ Lukashenko: Në rast agresioni, përgjigja do të jetë e shpejtë dhe e ashpër

Sipas liderit bjellorus, elementet e Luftës së Ftohtë, si gara e armëve dhe shantazhi bërthamor nga ana e disa liderëve perëndimorë janë kthyer në axhendën moderne ndërkombëtare. 

20 Shkurt 2023, 17:29 Nga a.l
'Paqja bjelloruse nuk është sinonim i viktimizimit'/
Aleksandër Lukashenko

RUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se çdo lloj agresioni që do të drejtohet ndaj Bjellorusisë, përgjigja e Minskut do të jetë e ashpër dhe e shpejtë, pasi paqja bjelloruse nuk është sinonim i viktimizimit. 

"Në rast agresioni, përgjigja do të jetë e shpejtë, e ashpër dhe adekuate. Paqësia bjelloruse nuk është sinonim i vetëflijimit," tha lideri bjellorus në një takim të Këshillit të Sigurimit ku po diskutohej një projekt mbi konceptin e përditësuar të sigurisë të vendit dhe një projekt-ligj për trupat vullnetare.

Sipas liderit bjellorus, elementet e Luftës së Ftohtë, si gara e armëve dhe shantazhi bërthamor nga ana e disa liderëve perëndimorë janë kthyer në axhendën moderne ndërkombëtare. 

"Rritja e kërcënimeve nga nacionalizmi agresiv dhe ekstremizmi në forma të ndryshme është e dukshme. Ideologjia neofashiste po ngre kokën," vuri në dukje ai. 

Thënë kështu, Lukashenko theksoi se të gjitha këto kërcënime nuk u shfaqën krejt papritur. 

"Interesi gjeopolitik në Bjellorusi nga ana e hegjemonisë perëndimore është një histori shekullore. Megjithatë, teknologjitë dhe metodat e zhvillimit të luftërave hibride po rregullohen vazhdimisht. Dhe ne duhet të shohim edhe më tej përpara dhe të jemi proaktiv," Pohoi presidenti i Bjellorusisë.

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll