Bota

Maratonë takimesh pak para 1 vjetorit të luftës në Ukrainë/ Biden nga Kievi në Poloni, kryediplomati i Kinës shkon në Moskë

Ndërsa tensionet mes SHBA-ve dhe Kinës po përshkallëzohen, Pekini dhe Moska janë më të bashkuara se kurrë, duke deklaruar një miqësi “pa kufij”, të nxitur pjesërisht nga armiqësia e tyre e përbashkët.

20 Shkurt 2023, 16:39 Nga a.l
Maratonë takimesh pak para 1 vjetorit të luftës në
ëang Yi dhe Joe Biden

SHBA- Vetëm pak ditë nga 1 vjetori i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus, maratonë takimesh po zhvillohen nga krerët e lartë të vendeve aleate të shtetit ukrainas. Sot presidenti amerikan Joe Biden kreu një vizitë të papritur në Kiev ku zhvilloi një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe shprehu vendosmërinë dhe mbështetjen ndaj vendit deri në përfundim të agresionit rus. Pas takimit me udhëheqësin ukrainas, Biden ka udhëtuar drejt Polonisë. Ndërsa mediat e huaja raportojnë se edhe kryediplomati i Kinës po udhëton drejt Rusisë në kuadër të bidesimeve për luftën mes dy vendeve. 

Wang Yi, i cili u promovua si këshilltari kryesor i politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping muajin e kaluar, do të mbërrijë në Moskë këtë javë si pjesë e turneut të tij 8 ditor në Evropë, një udhëtim që sjell në fokus tentativën e balancimit diplomatik të Kinës që nga tanket ruse. Të dyja vizita po zhvillohen në kudër të 1-vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë nga Rusia, ku nënvizohet linja e çarjeve gjeopolitike midis dy superfuqive të botës.

Ndërsa tensionet mes SHBA-ve dhe Kinës po përshkallëzohen, Pekini dhe Moska janë më të bashkuara se kurrë, duke deklaruar një miqësi “pa kufij”, të nxitur pjesërisht nga armiqësia e tyre e përbashkët.

Disa shtete nuk duan të shohin që bisedimet e paqes të konkretizohen. Ata nuk kujdesen për jetën dhe vdekjen e ukrainasve, as për dëmin e Evropës. Ata mund të kenë qëllime strategjike më të mëdha se vetë Ukraina. Kjo luftë nuk duhet të vazhdojë”, ka thënë më herët Wang.

Po ashtu, Wang njoftoi gjithashtu planin e Pekinit për të nxjerrë propozimin e tij për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë rreth përvjetorit të parë.

wang yi joe biden

Sondazh

Poll