Bota

Takimi në Bruksel i Kurtit dhe Vuçiç më 27 shkurt, ambasadori i BE në Serbi: Presim normalizim të marrdhënieve mes dy vendeve

Ai tha se liderët e BE-së kanë pritshmëri të mëdha për përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve.

20 Shkurt 2023, 15:59 Nga a.l
Takimi në Bruksel i Kurtit dhe Vuçiç më 27 shkurt,
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Në 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati i BE, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, deklaroi ditën e sotme se në Bruksel do të diskutohet plani franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se liderët e BE-së kanë pritshmëri të mëdha për përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi.  Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha ditë më parë në njoftimin për takim të BE-së.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur dakordësinë e Kosovës për planin franko-gjerman duke refuzuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.

emanuele giaufret

Sondazh

Poll