Bota

'Varrosëm miqtë tanë'/ 11 gazetarë humbën jetën nga tërmeti në Turqi, homazhet: Shtypi ra në heshtje

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Adiyamanit, Zeki Dishkaya tha se tërmetet pothuajse e shkatërruan qytetin, teksa kujtoi kolegët e tij të ndjerë.

20 Shkurt 2023, 16:19 Nga a.l
'Varrosëm miqtë tanë'/ 11 gazetarë humbën
pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Zeki Diskaya, President i Shoqatës së Gazetarëve Adıyaman njoftoi se 11 gazetarë që punonin në qytet humbën jetën dhe shumë kolegë të tyre u larguan nga qyteti. Siç raportojnë mediat e huaja, Adiyaman është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti. Në qytetin ku mijëra qytetarë mbetën nën rrënoja, zërat e shtypit lokal të Adiyamanit Burak Alkush, Hidayet Ozdemir, İskender Korkut, Kemal Oner, Muhammed Akan, Ruhi Akan, Yunus, humbën jetën. Mes tyre edhe Emre Dogan, Barısh Can Tabakçı, Zubeyr Pektash, Ismail Hakkı Koçak dhe Fatih Bayın.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Adiyamanit, Zeki Dishkaya tha se tërmetet pothuajse e shkatërruan qytetin, teksa kujtoi kolegët e tij të ndjerë.

“Ne varrosëm miqtë tanë, pjesa tjetër e anëtarëve tanë të medias lokale janë të gjithë në një rrëmujë, të gjithë po përpiqen të strehohen te një i afërm ose të mbrojnë fëmijën dhe familjen e tyre. Në Adiyaman, zëri i shtypit vendas u ndërpre, shtypi vendas ra në heshtje. Të gjithë kemi kujtime për miqtë tanë të humbur. Të jeni të sigurt, ne nuk jemi ende vetvetja. Zoti mos i shkaktoftë askujt dhimbje të tilla", tha ai. 

Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, që ndodhën në Kahramanmarash më 6 shkurt dhe prekën 10 provinca, ka kaluar 46 mijë. Numri i të plagosurve është mbi 100 mijë. Dhjetëra mijëra ndërtesa u shndërruan në rrënoja.

termeti ne turqi

Sondazh

Poll