Bota

“Osmanët me shpata duke ndjekur fëmijët në djep” ikonografia në Kishën e Rozhajës shkakton skandal në Malin e Zi

Për këtë veprim po akuzohet priftit i kishës i cili po akuzohet se e miratoi këtë lloj ikone kishtare, reaguan edhe socialdemokratët e Malit të Zi.

20 Shkurt 2023, 15:50 Nga I.A
“Osmanët me shpata duke ndjekur fëmijët në djep”
Ikonografia

MALI I ZI- Kisha ortodokse në Rozhajë të Malit të Zi  ku shumica e popullsisë janë të besimit islam, u restaurua falë pjesëmarrjes së të gjithë komunitetit lokal. Por pas restaurimit, njerëzit u habitën nga ajo çka panë në pjesën e brendshme të objektit fetar.

Klix.ba shkruan se në murin qendror të kishës së Ruzhicës, gjendet një pikturë ikone ku, ndër të tjera, ka një motiv të pikturuar që paraqet burra që mbajnë thika mbi një djep me një foshnjë në të. Në anën tjetër të murit janë pikturuar edhe osmanët me shpatë.

Për këtë veprim po akuzohet priftit i kishës i cili po akuzohet se e miratoi këtë lloj ikone kishtare, reaguan edhe socialdemokratët e Malit të Zi.

“Kisha në Rozhaje është rinovuar duke dhuruar fonde, kryesisht nga Rozhaja. Informacion më pak i rëndësishëm, por kryesisht njerëz të besimit islam. Shtëpia ku jeton prifti dhe familja e tij është ndërtuar nga diaspora e Rozhajës. Përsëri, informacion më pak i rëndësishëm, por kryesisht njerëz të besimit islam”, tha zëdhënësi i SD-së, Nikola Zirojeviç.

“Osmanët me shpata duke ndjekur fëmijët në djep”
Ikonografia

Ai pyeti se si i paguan prifti që shërben në këtë kishë.

Pra, nuk harroj, ai e ka gdhendur në dru figurën e komandantit çetnik Drazha Mihajlloviç. Por, siç shihet nga këto foto, kishën e ka pikturuar me afreske në të cilat janë burrat (muslimanët) me shpata duke qëndruar mbi një djep në të cilin fle një fëmijë”, theksoi Zirojeviq.

Ai shton se banorët e Rozhajës ia kanë falur këtij prifti Drazh Mihajloviç dhe do ta falin edhe këtë skandal.

“Sepse është Rozhajë, i pranon të gjithë, dhe njerëzit që jetojnë atje lart i bëjnë të gjithë të ndjehen se janë të mirëpritur në qytetin e tyre. Por fakti që këta njerëz të nderuar dhe të ndershëm do ta falin, se do të japin para për kishën përsëri nesër nuk do të thotë se duhet të heshtim ndaj këtij lloj mosveprimi që deri në thelb e ndan shoqërinë tonë…”, tha Zirojeviç

nikola zirojeviç kisha ortodokse

Sondazh

Poll