Aktualitet

Dështon ballafaqimi për herë të 5/ Prokurorja: Dëshmia e Luftar Reçit të merret online, i rrezikohet jeta! Refuzon Shullazi: E papranueshme, mund t'i diktohet

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ishte i pranishëm edhe vetë dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi edhe pse prokuroria e çështjes Elida Kackini kërkoi që dëshmia e tij të online. Kjo pasi i rrezikohej jeta. 

20 Shkurt 2023, 10:25 Nga A.B
Dështon ballafaqimi për herë të 5/ Prokurorja: Dëshmia
Reci dhe Shullazi

TIRANË- Dështon për të 5-tën herë radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ishte i pranishëm edhe vetë dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi edhe pse prokuroria e çështjes Elida Kackini kërkoi që dëshmia e tij të online. Kjo pasi i rrezikohej jeta. 

Por kërkesa e saj u kundërshtua nga avokatët dhe cvetë të pandehurit. Avokatja e Viktor Ymeraj, i pandehur për 3 vrasjet u shpreh se kjo formë e dhënies së dëshmisë do të thotë dorëzim i shtetit shqiptar, pasi sipas saj një prokuror i posaçëm nuk mbron dot të penduarin e vetë. Të njëjtin mendim kishte edhe avokati Ilia Ilia, që mbron të akuzuarin, Plaurent Dervishaj, i cili pretendoi se dëshmia ishte e manipuluar. 

Detar Hysi, mbrojtësi i Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit u shpreh se çdo person duhet të japë përgjigje përpara togave të zeza, përndryshe gjykata t’i njoftojë avokatët të heqin dorë nga mbrojtja. Por edhe vetë Emiljano Shullazi u shpreh se kjo formë e dhënies së dëshmisë do të thotë se i penduari përmes Skype-s ka rrezik të diktohet, duket përmendur oficerët e Policisë Gjyqësore. Nga ana e tij edhe Viktor Ymeraj u shpreh para gjykatës se kjo është e qëllimtë dhe se po luhet me lirinë e tyre. Në fund, avokati i Luftar Reçit po ashtu u shpreh se i mbrojturi prej tij, duhet të jetë në gjykatë fizikisht për të dhënë dëshminë e tij, por në seancat e tjera kërkoi lidhje me Skype. 

Seanca e sotme u shty për në datën 6 mars pasi avokatët e të pandehurit, Indrit Taullai, nuk ishin prezentë. 

Por çfarë rrëfeu Luftar Reçi?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. "Asgjë nuk harrohet" mori emrin operacioni që vuri në pranga disa nga të akuzuarit. 

luftar reci emiliano shullazi indrit taullari asgje nuk harrohet operacioni asgje nuk harrohet

Sondazh

Poll