Aktualitet

Vrau të birin në Maliq, lihet në burg Shefki Bylykbashi, deklarata në sallë: Jam i mbaruar

Në sallën e gjyqit, Shefki Bylykbashi u shfaq kokëulur dhe shumë i nervozuar. 

20 Shkurt 2023, 10:18 Nga A.B
Vrau të birin në Maliq, lihet në burg Shefki Bylykbashi,
Shefki Bylykbashi

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie', të moshuarin Shefki Bylykbashin, pasi vrau pak ditë më parë djalin e tij, Hamdi Bylykbashin. Ngjarja u raportua si aksidentale mirëpo një ditë më pas, u zbulua se ishte vrasje. Në sallën e gjyqit, ai u shfaq kokëulur dhe shumë i nervozuar. 

'Jam i mbaruar. Më lini, ç'keni me mua?'- mësohet të ketë thënë brenda sallës së gjyqit i moshuari. 

Krimi brenda familjes ndodhi në fshatin Zvezdë të Maliqit tre ditë më parë por vetëm dy ditë më parë u zbulua. I moshuari, Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit. Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.

shefki bylykbashi

Sondazh

Poll